Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident trafiku, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Prishtinë

Policia e Kosovës raporton sot se rasti ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Veterniku”, në të cilin ishin të përfshira dy vetura.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën VW Golf me targa lokale është aksidentuar me veturën Opel me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull k-shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe pesë pasagjerë, tre meshkuj dhe dy femra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button