Aksident trafiku, ka të lënduar
Të lënduarit janë dërguar në QKUK
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura është aksidentuar me veturën tjetër po ashtu me targa lokale që drejtohej nga viktima.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin mbrëmë Shkabaj të Prishtinës ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe gjashtë pasagjerë, tre meshkuj dhe tri femra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje/21Media