Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 11.04.2022 rreth ores 17:10, ne Autostraden ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, eshte shkaktuar nje aksident trafiku ku jane te perfshira dy automjete. Pesë (5) persona raportohen te jene lenduar. Njesitet relevante policore jane marr me rastin”, ka thënë Hoxha./21Media