Aksident trafiku në Dobërllukë, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Sipas Zahtit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20.
Zahiti njoftoi se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Ndërkaq, të lënduarit janë dërguar për trajtmin mjekësor./21Media