Aksident trafiku në Duhël të Suharekës, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në km 34-të në Duhël të Suharekës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Sipas Hoxhës, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkaq, pjesëmarrësve në trafikun rrugor “u kërkojnë të kenë kujdes, të respektojnë rregullat e komunikacionit e të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet në rrugë dhe ato atmosferike”./21Media

Back to top button