Fauci, nga dhjetori largohet nga posti qeveritar

Anthony Fauci njoftoi të hënën se nga dhjetori i këtij viti, ai do të largohet nga posti të cilin e mban prej 38 vitesh si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, si dhe detyrën si shef i Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it dhe rolin e tij si kryekëshilltar mjekësor i Presidentit, Joe Biden.
81 vjeçari ishte mjeku kryesor i qeverisë për sëmundjet infektive për dekada dhe një nga të paktët shkencëtarë që shumë amerikanë e njihnin me emër.
Fauci shërbeu nën tetë president amerikanë dhe ndihmoi në udhëheqjen e vendit përmes krizave të shumta shëndetësore.
Ai luajti rol në luftimin e SIDA-s dhe zuri skenën qendrore në një përgjigje të ngarkuar politikisht ndaj pandemisë Covid-19, u lavdërua e njëherit u sulmua për filozofinë e tij “thuaj-si-është”.
“Për shkak të kontributeve të shumta të Dr.Fauci për shëndetin public, jetët këtu në SHBA e në mbarë botën janë shpëtuar”, u shpreh presidenti amerikan, Joe Biden./21Media

Back to top button