Aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, ka të lënduar
Një aksident me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën Pejë-Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërsa, rruga është liruar për qarkullim./21Media
Rtv21 ka siguruar pamje nga veni i ngjarjes.