Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident trafiku ne Vragoli, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Vragoli, sot rreth orës 15:00.
Si pasojë, një person ka kërkuar tretman mjekësor.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja.
Sipas Hoxhës, njësitë kompetente të Policisë i janë përgjigjur rastit për procedurat e mëtutjeshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button