Aksident trafiku, vdiq një 22-vjeçar në Suharekë

Një 22-vjeçar ka vdekur mbrëmë si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Peqan të Suharekës.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes të një kamionete dhe një motoçiklete, teksa si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka vdekur.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media 

Back to top button