Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë shqiptari

Një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion.
60-vjeçari A.Gj tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij por preku një furgon dhe u përmbys disa herë. Më pas mjeti i 60 vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit të Corropolit dhe zjarrfikësit e repartit të Neretos për të nxjerrë trupin nga mjeti.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, 60 vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës./visionplus

Back to top button