Kaloni te përmbajtja kryesore

Dëgjohen shpërthime në veri, Policia thotë se janë mjete piroteknike

Një shpërthim me mjete piroteknike ka ndodhur në afërsi të lagjes Tre Rrokaqiejt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Shpërthim me mjete prioteknike besohet. S’ka ndonjë rrezik”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se situata në veri të vendit për momentin është e qetë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe disa shpërthime me mjete piroteknike, shok-bomba, granata dore, ka pasur edhe gjuajtje me armë ku është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button