Aksident zingjiror, 2 të vdekur, 12 të lënduar

2 persona humbën jetën dhe 12 u lënduan në një aksident trafiku zingjiror ku u përfshinë 12 automjete në Kırşehir të Turqisë.

Guvernatori i Kirşehirit, Hüdayar Mete Buhara deklaroi se 2 nga të plagosurit janë në rrezik për jetë. 

Në aksident janë përfshirë 5 kamionë, 6 makina dhe një autobus me pasagjerë. Raportohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës dhe ngricës./21Media

Back to top button