Bayerni i ofron shërbimet e Coman plus para për Leaon

Rafael Leao vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.
Kontrata e sulmuesit portugez me Milanin skadon në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.
Real Madrid, Chelsea, Manchester City, Manchester United e PSG janë në garë për të, derisa së fundmi është futur edhe Bayern Munich.
Bavarezët duan me çdo kusht transferimin e portugezit dhe tanimë kanë bërë hapa para për të arritur deri te ai.
Sport Bild ka raportuar se bavarezët janë të gatshëm të sakrifikojnë yllin argjentinas Kingsley Coman për ta shkëmbyer me Leaon.

Back to top button