Aksident zinxhiror në Gjermani, 2 të vdekur dhe 31 të lënduar

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar në një aksident zinxhiror në Bavari të Gjermanisë pasditen e së dielës.

Autoritetet thonë se rreth 40 automjete u përfshinë drejtpërdrejt në një zinxhir aksidentesh që nisën rreth orës 16:00. si pasojë e shiut të dendur, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze.

Kryqi i Kuq i Bavarisë raportoi se katër persona janë në gjendje të rëndë.

Back to top button