Aksidenti është rezultat i gabimit njerëzor, thotë eksperti bullgar

Autobusi ka lëvizur me mbi 100km/h dhe nuk ka asnjë milimetër shenja të frenimit, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. “Aksidenti absolutisht ka ndodhur si rezultate i gabimit njerëzor”, tha për BTV sekretari për siguri në Parnik, Vasko Pirgov.
Ai tha se autobusi nuk është rrokullisur, ndërsa shoferi ka tentuar të kthej në të majtë, duke shtuar se për këtë ka material të xhiruar “që nuk është i përshtatshëm për ta shikuar”.
“Pamjet janë të tmershme. Pjesa e përparme e autobusit është djegur. njerëzit që janë në “Pirogov” kanë qenë në pjesën e pasme të autobusit. Xhami i djathë i autobusit është thyer dhe lanë dalë”, tha Pirgov.
Sipas tij, para një orë e gjysmë, autobusi ka ndaluar në një pompë benzine në magjistralen “Struma”.
“Rruga është në gjendje perfekte. Këtu bëhet fjalë për gabim të shoferit. Nuk ka mundësi që autobusi të del nga rruga, nuk ka shenja të frenimit. Autobusi është djegur në pjesën e përparme. Në vetë autobusin ka pasur tuba të naftës”, tha Pirgov duke shtuar se me gjasë zjarri ka filluar nga sistemi i ngrohjes./Tv21

Back to top button