Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në fshatin Pogragjë në Gjilan. Në aksident trafiku janë përfshirë një automjet transportues dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues. Vdekjen e viktimës, Policia ka bërë të ditur se e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërsa vozitësi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button