Aksidenti me pasoja fatale në Malishevë, kërkohet paraburgim ndaj E.U

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, me ç’rast ka vdekur një person.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.U., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

“Prokuroria njofton se, më 19 shkurt 2022, për gjatë rrugës Kijevë, Komuna e  Malishevës, drejtimi autostradë Prishtinë, duke vepruar nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, rrezikon jetën e njerëzve dhe shkakton aksident trafiku me pasoja fatale, vdekjen e viktimës I. K. Përderisa  i pandehuri ishte e duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësinë rrethanave dhe kushteve të rrugës, me pjesën e parme ballore të anës së djathtë e godet viktimën i cili ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës, me ç’ rast viktima nga goditja e marrë bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete.”, ka informuar Prokuroria.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 shkurt 2022./21Media

Back to top button