Shpëtoni flokët me anë të këtyre këshillave!

Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit, formës fizike ose lëkurës, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për flokët.
A e keni menduar ndonjëherë, çfarë do t’iu ndihmonte që të keni flokë të shëndetshme e jo të duken sikur nuk i keni pastruar me ditë të tëra?!
Ndiqni këto këshilla:

  1. Zgjidhni produkte në bazë të llojit të flokëve
    Para se të filloni të shpenzoni para për produkte të rastit, është mirë të kuptoni llojin e flokëve që keni: të yndyrshëm, të thatë, të hollë, të trashë, të lyer/dekoloruar, të dobët, etj. Kjo gjë vlen për çdo produkt që vendosni të përdorni. Psh, shampot për flokët e yndyrshëm, kanë përgjithësisht vetinë të thajnë sipërfaqjen që thith lëngjet e që yndyrosin rrënjën, pra ato do ishin të dëmshme në një rrënjë të thatë, pasi do ta thanin më shumë atë.
  2. Gjeni shampon e përshtatshme për flokun tuaj!

Duhet patjetër të klasifikoheni të një lloj i shamponit.
Mënyra më e mirë për të përdorur shampon është të marrësh një sasi të vogël produkti dhe ta aplikosh në kokë, duke shtuar ujë të bollshëm. Më pas duhet ta masazhoni për të paktën një minutë (akoma më mirë me kokë poshtë) në mënyrë që të riaktivizosh qarkullimin. Vetëm pasi ta keni shpëlarë mirë kokën, do të mund të vlerësoni nëse është e nevojshme një larje e dytë ose jo.

  1. Evitoni përdorimin e tharëseve

Nxehtësia është armiku kryesor i flokëve, i than, krijon majat dyshe dhe të bardha në fund të tij. A doni flokë të shëndetshëm? Atëherë lërini të thahen natyralisht ose thajini me ajër të freskët; ndërsa rrënjën e gjatësinë bëjeni gërshet ose topuz. Një gjë tjetër që duhet të bëni domosdoshmërisht është të ndërroni peshqirin tuaj tradicional me një me mikrofibër.

  1. Zgjidhni krehërin e duhur

Të krehësh flokët është shumë e rëndësishme, si për të evituar krijimin e nyjeve, ashtu edhe për ta shpërndarë yndyrën nga rrënja në gjatësi e maja; një krehër i keq mund të çojë në krijimin e problemeve, jo në zgjidhjen e tyre. I keni parasysh krehërat me ato topat e vegjël plastikë në fund të dhëmbëzave të tyre? E pra, ata e shkatërrojnë flokun, e thyejnë dhe e shkurtojnë.

  1. Provoni maska në kushte shtëpie

Interneti është i mbushur plot me maska që bëhen pa dalë nga shtëpia për të blerë përbërësit dhe pa harxhuar para. Përbërësit kryesorë të këtyre maskave janë: kosi, mjalti, veza, erëza e fruta të ndryshme, që i gjejmë në shtëpitë tona.

  1. Hiqini pjesët e dëmtuara

Nëse keni si objektiv flokët e gjatë e të shëndetshëm, atëherë bëni mirë të hiqni pjesët e dëmtuara. Mund ta bëni pak nga pak nëse doni të ruani gjatësinë, ose të gjithën përnjëherësh./21Media

Back to top button