Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, Bulliqi ngushëlloi familjet e viktimave

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngushëlluar familjet e dy personave që kanë vdekur sot në aksidentin, që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Ai u ka uruar shërim të shpejtë nëntë personave të tjerë që janë lënduar në aksident.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dy personave në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Lupç, në të cilin mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, kurse të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Ndryshe, sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë vdekur dy persona, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar./21Media

Back to top button