Dy viktima si pasojë e aksidentit në rrugën Prishtinë-Podujevë

Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.
“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, pasi që rruga është e bllokuar, Policia kërkon që të shfrytëzohen rrugët alternative./21Media
Back to top button