Aksidentohen 4 automjete në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet katër veturave, në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Slivovë. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Në aksident janë përfshirë katër automjete. Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë ai.
Ndërsa, sa i përket shkaqeve të këtij aksidenti Policia ka thënë se është duke u punuar.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci./21Media
