Von Cramon e shqetësuar për ankesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, ka deklaruar se janë të shqetësuar për mohimin që iu bë shqiptarëve për të votuar në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.
Von Cramon ka shkruar në Twitter se në Luginën e Preshevës u raportuan çështje të të drejtave themelore.
“Në Luginën e Preshevës u raportuan çështje të të drejtave themelore pasi jemi seriozisht të shqetësuar për ankesat e shqiptarëve etnikë të cilëve iu refuzua të votojnë që nga fshirja nga regjistri i gjendjes civile në vendbanimin e tyre, gjë që është e papranueshme dhe do të vazhdojë për këtë!”, ka shkruar ajo.


Më herët, përmes një postimi tjetër në rrjete sociale, eurodeputetja Von Cramon ka thënë se zgjedhjet serbe nuk ishin të lira, duke theksuar se nëse Serbia aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duhet së pari t’u përmbahet vlerave themelore të BE-së.
Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, Aleksandar Vuçiqi urimin e parë e ka marrë nga presidenti rus, Vladimir Putin./21Media

Back to top button