Aksidentohen tri vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë, pesë të lënduar

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./21Media

 

Back to top button