Policia ndalon katër kamionë, dyshohet se po bartnin dru ilegalisht

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndaluar katër kamionë në afërsi të Kamenicës, të cilët po dyshohet se po bartnin dru ilegalisht.

Sipas Policisë, ndalimi është bërë në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc dhe Tugjec.“Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është trajtuar në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë, ndërsa është iniciuar ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe po ashtu deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80m³ dru dhe mjetet me të cilat kryhej transporti.

Back to top button