Aksidentohen tri vetura, pesë të lënduar
Pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, te fshati Koshtovë.
Në aksident janë të përfshira tri vetura.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.
“Në këtë aksident, i cili ka ndodhur sonte rreth orës 18.00, janë lënduar pesë persona, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?