Aksidentohet aktori i njohur turk 

 

Aktori turk, Ilker Aksum ditë më parë pësoi një aksident me makinë. Sipas mediave turke, Ilkeri humbi kontrollin gjatë vozitjes dhe makina e tij u përplas me një pemë në mes dhe u rrotullua e më pas e goditi një minibus në lëvizje.

Aktori, i cili ishte bllokuar në automjet, u largua duke prerë rripin e sigurimit me thikë nga disa kalimtar të rastit. Si pasojë e lëndimeve ai u dërgua në spital dhe pas disa intervenimeve u lirua për tu trajtuar në shtëpi.

Mbrëmë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka falënderuar të gjithë ata që ishin të interesuar për gjendjen e tij.

“Miq, kam pasur një aksident fatkeq. Shpresoj ta kalojmë edhe këtë. Ju falënderoj të gjithëve për interesin, dashurinë dhe mesazhet e bukura që keni shkruar. Vazhdoni, mos u shqetësoni. Unë ju dua shumë të gjithëve “, ka shkruar aktori.

Aksidenti ka ndodhur afër aeroportit të Adanës./21Media 

Back to top button