Pas 20 vjetësh arrestohet “vrasësi” i 70 tigrave

 

Një burrë i dyshuar për vrasjen e 70 tigrave është arrestuar në Bangladesh pas një kërkimi 20-vjeçar.

Habib Talukder i njohur si Tiger Habib më në fund u kap pas një njoftimi, pasi ishin lëshuar tre urdhra të mëparshëm arrestimi për të.

Ai ka operuar në pyllin e mangrove Sundarbans, në kufirin midis Indisë dhe Bangladeshit.

Zona është shtëpia e popullsisë më të madhe në botë të tigrave Bengalë, transmeton rtv21.tv.

Tregtarët e tregut të zi blejnë lëkuren, eshtrat madje edhe mishin, për ta shitur më vonë atë nëpër botë.

“Ai ishte në arrati për një kohë të gjatë,” i tha shefi i policisë Saidur Rahman Dhaka Tribune.

50-vjeçari Habib Talukder ka filluar karrierën e tij duke mbledhur mjaltë nga bletët në pyll./21Media

Back to top button