Aksidentohet autoambulanca, infermierja dërgohet me helikopter në spital

 

Aksidentohet ambulanca e Spitalit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.21 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes nr 2 në Shqipëri.

Ambulanca po shkonte të merrte një pacient, kur është përplasur me një automjet tip BMW X5 me targa angleze, i cili ka përfunduar brenda lokalit të shtetasit E.K.

Si pasojë është lëndur infermierja që ndodhej në autoambulancë, A.R, 57-vjeç.

Mësohet se gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54 vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button