Moti sot dhe nesër

 

Gjatë javës do të mbaj mot i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë javës moti do të jetë me vranësira, diell dhe pritet të ketë reshje lokale shiu.

Temperaturat mbeten të larta, pak mbi vlera mesatare

Mëngjesi i sotëm do të jetë i freskët derisa moti i ngrohtë do të jetë gjatë ditës dhe kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu.

Ndërsa, nesër moti do të jetë kryesisht me diell.

Përreth viseve malore priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Mot me diell do të jetë edhe të mërkurën. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

Edhe të enjten dhe të premten do të ketë diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9 gradë deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri 28 gradë Celsius.

Back to top button