Aksidentohet autobusi me 57 persona, 6 të vdekur

 

Gjashtë persona vdiqën dhe më shumë se 30 u lënduan në një aksident që përfshinte një autobus ukrainas në Poloninë juglindore.

Më parë të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve PAP njoftoi se autobusi, me 57 persona, ra në një hendek natën. Të lënduarit u dërguan në spitalet lokale dhe pasagjerët e mbetur u sollën në një shkollë.

Një zëdhënës i shërbimeve lokale të ambulancës mjekësore në Przemysl konfirmoi rastin, duke shtuar se autobusi po udhëtonte për në Ukrainë, transmeton rtv21.tv.

“Pasagjerët kryesisht flinin kur ndodhi aksidenti, shumica nuk ishin të lidhur me rripa sigurie, kështu që u lënduan rëndë. Ata ishin kryesisht të rinj që shkonin në shtëpi nga puna”, tha zëdhënësi, duke shtuar se në bord nuk kishte fëmijë.

Ai tha se autobusi goditi një pengesë të trafikut ndërsa po largohej nga një autostradë dhe ra në hendek.

Rreth një milion deri në dy milionë ukrainas jetojnë ose punojnë në Poloni./21Media

Back to top button