Osmani: Sakrifica dhe trimëria e familjes Jashari, frymëzim për brezat

 

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani në shoqërim edhe të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Nga aty u tha se sakrifica dhe trimëria e familjes Jashari do të shërbejnë si frymëzim për brezat e tërë.

Ndër tjera u tha se për sulmin ndaj familjes legjendare të Jasharajve nuk pa pasuar asnjë gjykim për krimin që kreu Serbia.

Osmani pas homazheve u shpreh se Prekazi bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim dhe se ai vend është ikona e lirisë dhe simboli i sakrificës më sublime të komandanti legjendar Adem Jashari.

Ajo theksoi se kemi borxh që kujtesën historike dhe sulmin e në familjen Jashari të bartim brez pas brezi në mënyrë që të kujtohet sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptarë për lirin e vendit./21Media

Back to top button