Aksidentohet Mërgim Vojvoda

Ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident me veturën e tij në Torino.

Vetura e mbrojtësit të Torinos u përplas me një veturë tjetër në Corso Galileo Ferraris, raporton KosovaPress.

Pavarësisht dëmeve materiale, Vojvoda dhe personi që ngiste makinën tjetër nuk pësuan lëndime.

Vojvoda ishte me veturën e tij të tipit Mercedes C-Class AMG, veturë kjo që kap vlerën e plot 60 mijë eurove, ndërsa u aksidentua me një Jeep Renegade të kuq.

Fotot e publikuara nga “Torinocronaca.it” tregojnë më së miri dëmin e veturave, nga i cili mund të vërehet se përplasja ka qenë e madhe.

Vojvoda ishte rrugës për të shkuar në stërvitje, në të cilën ai ishte më pas pjesëmarrës pavarësisht aksidentit të rëndë.

Back to top button