Blinken i dërgoi një mesazh të qartë Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Izraelit të mbrojë civilët në Gazën jugore nëse përfundon armëpushimi dhe rifillojnë operacionet ushtarake, duke përsëritur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga dhuna terroriste.

Në një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ai theksoi se “para rifillimit të operacioneve ushtarake, është e rëndësishme të merren parasysh nevojat humanitare dhe mbrojtja e civilëve në Gazën jugore”, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken pohoi mbështetjen e SHBA për “të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit sipas ligjit ndërkombëtar” dhe i bëri thirrje Izraelit të bëjë gjithçka që është e mundur për të kursyer civilët.

Deklarata thekson se SHBA është “një aleat i vendosur i Izraelit që mbështet përgjigjen e tij ndaj Hamasit”, por në të njëjtën kohë shpreh frikën se luftimet e vazhdueshme në jug të Rripit të Gazës mund të bllokojnë qindra mijëra civilë të cilët tashmë kanë qenë të zhvendosur atje.

Ai i kërkoi gjyqësorit izraelit të arrestojë “kolonët ekstremë që kanë kryer akte kriminale në Bregun Perëndimor”.

Pas bisedimeve me Netanyahun, Blinken shkoi me një kolonë të blinduar në Ramallah për bisedime me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.

Kjo është vizita e tretë e Blinken në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së shkaktuar nga masakra e civilëve izraelitë nga Hamasi në kibuci dhe të rinj në një festival muzikor më 7 tetor.

Back to top button