Aksidentohet një autobus, 8 të vdekur dhe 35 të lënduar

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti në Turqi.
Raportohet se një autobus teksa po udhëtonte sot nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.
Mediat turke raportojnë se të lënduarit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.
Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia./21Media

Back to top button