Gruaja raporton se u rrah nga burri dhe nëna

Një grua në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe po ashtu nëna e saj.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në pasditen e të shtunës, ndërsa viktima ka marrë tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button