Aksidentohet një autobus me një kamion, 29 të lënduar

29 persona u lënduan pas një aksidenti ndërmjet një autobusi dhe një kamioni në Austri.
Siç u raportua, përplasja ndodhi të hënë pak pas orës 10:30 të mëngjesit.
Aautobusi po udhëtonte me një grup burra dhe gra midis moshave 61 dhe 88 nga rrethi Hollabrunn.
Si rezultat, autobusi me 29 pasagjerë doli nga e djathta e korsisë dhe ra disa metra në një livadh.
Gjithsej 24 personave me lëndime të lehta dhe pesë me lëndime të rënda iu dha kujdesi fillestar mjekësor nga punonjësit e shpëtimit dhe mjekët e urgjencës të Kryqit të Kuq dhe u dërguan në spitalet në Hartberg, Oberwart, Weiz dhe LKH dhe UKH Graz, transmeton rtv21.tv.
Tre helikopterë shpëtimi u përdorën gjithashtu për të transportuar të lënduarit.
Shoferi i kamionit (56) nuk u lëndua. Shoferi i autobusit (54) ka të ngjarë të ketë pësuar lëndime serioze dhe thyerje të eshtrave, sipas policisë. Disa nga të plagosurit ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas trajtimit ambulator.
Rruga u mbyll për të gjithë gjatë kohëzgjatjes së hetimeve të aksidentit. Puna e shpëtimit vazhdoi deri në orët e mbrëmjes./21Media

Back to top button