Aksion i Policisë edhe në Prishtinë
Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtërpcë dhe ne Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfrimuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosoves ka në proces një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës, dhe tani për tani nuk mund te japim informacione tjera. Pas perfundimit të operacionit do të njoftoheni për detaje tjera”, ka thënë Hoxha.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ky aksion po zhvillohet me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë.
Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./21Media