Aksion i gjerë i Njësive Speciale në Shtërpcë, 10 të arrestuar

Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtërpcë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ky aksion po zhvillohet me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë.
Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./21Media 

Back to top button