Aksion i Policisë në Suharekë, konfiskohet drogë

Policia ka informuar dje se ka konfiskuar drogë gjatë një operacioni policor në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.
“Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Sipas njoftimit, Policia më 23 tetor me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit  me iniciale (K.B.) në fshatin  Sallagrazhdë, komuna e Suharekës, me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
Njё thes najlloni  i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  pesë (5) kg;
Njё thes najlloni  i zi  me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  pesë (5) kg;
Njё thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  katërqind (400) gram;
Një peshore elektrike ngjyrë e bardhë;
Tri rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike;
Një aparat elektronik për shërbim të  vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës./21Media

Back to top button