Një burrë u gjet i vdekur afër shtëpisë së tij

Policia ka informuar se në fshatin Sopot të Gjakovës dje është gjetur i vdekur një burrë.

“Është raportuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është gjet afër shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button