Aksion kundër trafikimit me njerëz, mbyllen 8 lokale
Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) dhe njësitë tjera të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë aksion në disa rajone të Kosovës, për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.
Policia ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë 43 lokale, 8 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët kompetentë.
“Dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Janë hasur 286 punëtorë, 206 prej të cilëve femra. Shumica nga ta shtetas të huaj ku vetëm nga Shqipëria janë 133 nga ta, kurse 19 nga Serbia e dy nga Bullgaria./21Media
Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim:
