E dëgjuat ”On My Way” nga Jennifer

Jennifer Lopez paraqitet magjepëse në videoklipin e këngës së re ”On My Way”, baladë kjo, emocionale nga komedia e saj e ardhshme romantike ”Marry Me”.
Artistja ka publikuar projektin e saj të ri edhe në ”Instagram”, ku ka thënë se është shumë e lumtur që të gjithëve iu pëlqen projekti i ri muzikor.
Tutje, 52 vjeçarja ka treguar se ky projekt muzikor është një baladë e filmit të ri të saj ”Marry me”, i cili do të shfaqet në kinema më 11 shkurt të vitit të ardhshëm./21Media

Back to top button