Aksion kundër veprimtarisë së strukturave ilegale në rajonin e Pejës

Policia e Prokuroria janë duke zhvilluar aksion në Gorazhdec, Pejë, Klinë dhe Istog kundër veprimtarive të strukturave ilegale.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës aktualisht janë duke zhvilluar një aksion në disa lokacione në kompetenca territoriale në Pejë lidhur me disa struktura ilegale që dyshohet se janë duke vepruar në këtë territor. Aktualisht aksioni është në zhvillim e sipër, dhe pas aksionit do të dalim me një informim për publik”, tha Nikçi për rtv21.tv/21Media

 

 

Back to top button