Aksion në Gjakovë, arrestohen shtatë persona që u kapën duke luajtur bixhoz

Janë arrestuar dje në Gjakovë, shtatë persona të cilët dyshohet se kryen vepër penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“Stacioni Policor në Gjakovë, konkretisht Njësia e Hetimeve, përmes rrugëve operative dhe hetimore kishte pranuar informatë se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gjakovë ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit (bixhoz i paligjshëm). Me datën 09.11.2022 rreth orës 19:00, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është realizuar kontroll në lokalin ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar dhe organizuar bixhoz i paligjshëm. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur dhe arrestuar shtatë persona të cilët ishin duke luajtur lojën e fatit të ashtuquajtur ‘Barbut'”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari me inicialet P. P., i lindur në vitin 1963, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ishte organizatori i lojës dhe pronari i lokalit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button