Aksion për largimin e produkteve me afat të skaduar në komunën e Mitrovicës veriore

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiq ka thënë se me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht që në komunën tonë të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Sipas tij, edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë inspektimet nëpër marketet e qytetit.

“Falenderojmë qytetarët për bashkepunim me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore”, ka shkruar ai.

Back to top button