Aksion policor në Prizren, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria

 

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prizrenit.

Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshime kriminale. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë Baki Kelani

Në këtë operacion është arritur që të arrestohet një person i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria.

Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale”, ka thënë Kelani

Ai ka treguar se i arrestuari ka qenë në kërkim për veprën penale “rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje”.

“Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’ është arrestuar”, tregoi Kelani.

Operacioni policor është duke vazhduar ende.

Back to top button