Aksion te forumi i Vjosa Osmanit pas vrasjes së gruas në Pejë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani.
Ato përmes një baneri kanë kërkuar të anulohet ky forum, derisa në Kosovë po vritet gratë.
Aktivistja Liridona Sijarina kërkoi nga presidentja Osmani të thirrë Këshillin e Sigurisë dhe të shpallë gjendje emergjente.