Muhaxheri kërkon drejtësi për gruan e vrarë në Pejë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në qendër të këtij qyteti.

Ai ka bërë thirrje për drejtësi për viktimën duke ftuar për unitet drejt ndërtimmit të një shoqërie ku siç ka thënë ai njerëzit do të jetojnë në paqe.

“Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë.Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur.Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

Një grua është vrarë sot nga bashëshorti i saj në banesën e çiftit në Pejë. Siç kanë njoftuar autoritetet i dyshuari edhe më herët ishte i akuzuar për dhunë në familje ./21Media

Back to top button