Aksioni i 13 tetorit për krim të organizuar, tre persona dërgohen në mbajtje
Pas realizimit të operacionit policor në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra, të datës 13 tetorit në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri, ku ishin arrestuar tetë persona të dyshuar dhe shpallur në kërkim dhjetë persona tjerë të dyshuar, Policia ka vazhduar hetimet intensive drejtë arrestimit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të të dyshuarve që ishin në kërkim.
Hetuesit policorë sot kanë intervistuar katër nga të dyshuarit që kanë qenë në kërkim policorë.
Të dyshuarit V.H., (1978), M.H., (1981), M.V., (1994) dhe A.N., (1982), pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajte, përderisa njëri nga të dyshuarit është liruar./21Media