Gjithçka gati për ditën e zgjedhjeve, shpërndahen aparatet biometrike

Në këto lloj valixhesh të zeza janë aparatet për votim biometrik. Është hera e parë që ky material votimi po shpërndahet nëpër vendvotime. Sipas numrit të vendvotimeve do të dorëzohen rreth 4000 pajisje të tilla. Secila pajisje ka bar-codin e vet se në cilin qytet duhet të shkojë.

Aparatet që do të shërbejnë për të identifikuar votuesit me shenja gishtash. Por edhe në këto zgjedhje ka edhe risi të tjera.

“Për herë të parë në këto zgjedhje qytetarët do të mund të votojnë edhe me letërnjoftim ose pasaportë me afat të skaduar. Gjithashtu risi në këto zgjedhje është se ndonjëri nga qytetarët nuk mund të gjejë vetën në listën e votuesve, në mënyrë shtesë do të shtohet në listë nga ana e anëtarëve të Komisioneve zgjedhore”, raporton gazetarja Valmira Zendeli.
Dokumentet e identifikimit vlejnë vetëm nëse afati i ka skaduar që nga dita kur janë shpall zgjedhjet e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Bashkë me aparatet biometrike, u shpërndanë edhe kutitë e votimit.
Për të shkuar te sigurta deri tek vendi i caktuar u kujdes Njësiti Special i policisë për intervenim të shpejtë.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, tha se janë të gatshëm që në ditën e zgjedhjeve gjithçka të shkojë qetë dhe sigurt.
“Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë maksimale është e përgatitur që t’u përgjigjet sfidave për sigurimin e procesit zgjedhor. 03.03-10 Ne jemi këtu që të reagojmë në mënyrë adekuate, policia është e përgatitur të jetë garanci për mbrojtjen e ligjshmërisë, rendit dhe sigurisë”, deklaroi Spasovski.
Ndërkohë MPB edhe në ditën e zgjedhjeve do të japë letërnjoftime, me qëllim që qytetarët të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
“Të shtunën, në 16 tetor do të punojnë me pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve edhe atë me orar të rregullt të punës, nga ora 9 deri në ora 16. Të dielën, në ditën e zgjedhjeve të gjitha njësitë kompetente do të punojnë vetëm me dhënien e letërnjoftimeve të gatshme edhe atë nga ora 7 deri në ora 19”, tha Suzana Pranjiq, zëdhënëse MPB-së.
Kjo është hera e parë që do të votohet në mënyrë biometrike në Maqedoninë e Veriut. Në procesin e votimit pajisja biometrike lexon gjurmën e gishtit dhe përpiqet të gjejë përputhje me shenjat e gishtërinjve në listën elektronike të zgjedhësve për të gjithë votuesit e regjistruar në atë vendvotim./TV21
Back to top button